Kosova edhe pse një shtet i vogël, ka lënë mbresa të mira te amerikanët - Bota Sot
Kosova edhe pse një shtet i vogël, ka lënë mbresa të mira te amerikanët

Basketboll

Kosova edhe pse një shtet i vogël, ka lënë mbresa të mira te amerikanët

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 13:29
Kosova edhe pse një shtet i vogël, ka lënë mbresa të mira te amerikanët

Një grup prej 20 trajnerëve dhe basketbollistëve nga Amerika po qëndrojnë në Kosovë.

Delegacioni nga SHBA ka ardhur, pasi më herët një grup prej 20 basketbollistëve nga Kosova kishin qenë në një kamp, në San Antonio të Teksasit. Ky kamp është mbajtur nga 10 deri më 20 qershor.  

Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ambasadës amerikane në Prishtinë. Basketbollistët nga Kosova ishin përzgjedhur në bazë të Programit të Lidershipit Rinor përmes Sportit (YLS). 

Amerikanët nga 5 shtatori sa kanë qenë në Kosovë, kanë vizituar qytete të ndryshme të vendit, duke u njohur nga afër me historinë e Kosovës, derisa gjithashtu janë pritur edhe nga klubi i Goldean Eagle Ylli.

Të enjten ishin në vizitë edhe në zyret e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ku janë njoftuar nga zyrtarët e FBK-së, për historinë e basketbollit të Kosovës.

Basketbollistët e rinj amerikanë ishin shumë të interesuar për garat që zhvillohen në Kosovë, Përfaqësuesen, rezultatet dhe gjithçka tjetër rreth basketbollit të Kosovës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe dy basketbollistët e Kosovës, Mikaile Tmusiq dhe Divine Myles, që kanë folur para tyre se sa e rëndësishme është të luash për Kosovën, por gjithashtu kanë treguar edhe historinë e tyre se si kanë filluar të luajnë basketboll, e deri në ditët e sotme.

Kosova edhe pse një shtet i vogël, ka lënë mbresa të mira te amerikanët, që janë shprehur shumë të lumtur me vizitën, me shpresë se do të kthehen sërish për ta vizituar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...