Sot, finalja e madhe e Kampionatit Botëror në basketboll

Basketboll

Sot, finalja e madhe e Kampionatit Botëror në basketboll

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 08:54
Spanja dhe Argjentina

Spanja dhe Argjentina do të luftojnë për ta siguruar titullin e dytë të kampionit të botës, pasi që të dyja kombëtaret e kanë nga një kupë bote.

Sot me fillim nga ora 14:00 do të ndeshen Argjentina dhe Spanja për titullin kampion të botës në basketboll.

Spanja u kualifikua pasi mposhti me shumë vështirësi Australinë pas dy vazhdimeve nga 5 minuta me rezultat përfundimtar 95:88.

Ndërsa, Argjentina kaloi me lehtësi Francën 80:66 pasi paraprakisht e kishte mposhtur Serbinë 97:87.

Gjithashtu me fillim nga ora 10:00 luhet ndeshja për vend të tretë ndërmjet Francës dhe Australisë, një ndeshje që ia vlen të shikohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat