Spanja është kampion i ri i botës

Basketboll

Spanja është kampion i ri i botës

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2019 Në ora: 16:00
Spanja

Spanja është kampion i ri i botës në basketboll.

Spanjollët  me lehtësi e kanë mposhtur me rezultat 95:75 (23:14, 20:17, 23:16, 29:28) Argjentinën, në finale e madhe të Kampionatit Botëror, në takimin që u luajt në palestrën “Cadillac Arena” në Pekin të Kinës.  

Image

‘Furia e Kuqe’ e ka dominuar ballafaqimin pa asnjë problem dhe në secilën çerek ka krijuar epërsinë. Në dhjetë minutat e para Spanja ka udhëhequr me 23:14, ndërsa në çerekun e dytë u tregua lojë me baraspeshuar por që shtuan epërsinë në 12 pikë (43:31) pikërisht në minutën e 20-të.

Spanja ndihet komode pas minutës së 30-të, kur ishte në epërsi me 66:47 apo 19 pikë diferencë.

Çereku i fundit ishte mjaft i mirë, por që argjentinasit e kishin të vështirë ta përmbysni epërsinë e rivalit. Ricky Rubio me 20 pikë ka qenë më efikasi te spanjollët, i ndihmuar nga Sergio Llull me 15, Marc Gasol me 14 etj. kurse te Argjentina u veçua Gabriel Deck me 24 pikë.

Image

Spanja me plotë meritë është kampione e botës, kurse Argjentina stoliset me medalje të argjendtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat