Prishtina pëson humbje me një finish dramatik - Bota Sot
Prishtina pëson humbje me një finish dramatik

Basketboll

Prishtina pëson humbje me një finish dramatik

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 23:05
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina ka pësuar humbje me rezultat 79:81 nga skuadra polake Legia Warzawa, në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Pikërisht te këto shifra, Divine Myles i pati dy gjuajtje të lira dhe e pati mundësinë të barazojë rezultatin, por nuk shënoi në asnjërin tentim.

Mysafirët dështuan në aksionin e tyre të radhës, por as këtë mundësi nuk e shfrytëzuan bardhekaltërit, pasi Mikaile Tmusic dështoi në gjuajtjen për tri pikë, kur kishin mbetur vetëm 1.07 sekonda deri në fund.

Fahro Alihodzic me 20, Dardan Berisha (18), Mikaile Tmusic (17) dhe Divine Myles me 13 pikë ishin më efikasit te Prishtina.

Ndërsa, Michael Finke me 26 pikë ishte më i merituari për fitoren e Legias, tek e cila u dalluan edhe Keanu Pinder me 14 e Drew Brandon me 11 pikë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Varshavë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...