Legia-Prishtina, në Poloni do të vendoset se kush do të kualifikohet

Basketboll

Legia-Prishtina, në Poloni do të vendoset se kush do të kualifikohet

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 15:58
Legia-Prishtina, në Poloni do të vendoset se kush do të kualifikohet

Të premten nga ora 20:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve ndërmjet Leagia-s dhe Sigal Prishtinës.

Në përballjen në Prishtinë, triumfuan mysafirët me rezultat 81:79, në një sfidë mjaft interesante dhe dramatike, ku skuadra polake triumfoi në çastet e fundit.

Sidoqoftë, ndeshja në Poloni do të vendoset se kush do të kualifikohet tutje.

Bardhekaltrit duhet të fitojnë me dy ose më shumë pikë dallim për të kaluar në rrethin e ardhshëm.

Nëse prishtinasit eliminohen nga kjo garë, atëherë do të marrin pjesë në FIBA Europe Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat