Kosova mundet nga Turqia

Basketboll

Kosova mundet nga Turqia

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 11:01
Kosova mundet nga Turqia

Kosova U15 te meshkujt ka pësuar nga Turqia me rezultat 72:53, në turneun që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.

Dardanët e rinj treguan një lojë të mirë, edhe pse kjo ishte ndeshja e dytë brenda ditës, pasi më herët kanë mundur Rumaninë 75:49.

Ndaj Turqisë, fantastik ishte Eliot Peci me 21 pikë. Ndeshja e ardhshme do të jetë të shtunën kundër Bullgarisë nga ora 17:00.

Turneu zhvillohet në kuadër të programit “Youth Development Fund” të FIBA Evropës. Në këtë turne pesë shtete janë pjesëmarrëse: Kosova, Turqia, Maqedonia Veriore, Bullgaria dhe Rumania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat