Azemi: Besoj se e kemi merituar - Bota Sot
Azemi: Besoj se e kemi merituar

Basketboll

Azemi: Besoj se e kemi merituar

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 10:46
Azemi: Besoj se e kemi merituar

Në një atmosferë të jashtëzakonshme para se më shumë se 3 mijë tifozëve, Sigal Prishtina ka fituar Superkupën e Kosovës për meshkuj.

Bardhekaltrit në finale kanë mundur Rahovecin me rezultat 91:73, në një përballje fantastike që është zhvilluar në Rahovec, duke hapur kështu në mënyrën më të mirë edicionin e ri në basketbollin e Kosovës.

Ndeshja ka qenë shumë interesante, ku Prishtina e fitoi çerekun e parë 29:20, por në atë të dytë Rahoveci e fitoi 17:21. Rahoveci e fitoi edhe periudhën e tretë 18:16, megjithatë, në atë vendimtare Prishtina ishte më e mirë dhe fitoi 29:14, për të triumfuar në fund me rezultat 91:73.

Fahro Alihoxhiq realizoi 23 pikë për Prishtinën, derisa atë e ndihmuan Divine Myles me 20, Mikaile Tmusiq me 19 dhe Dardan Berisha me 14.

Te Rahoveci u dallua Justin Gray me 17 pikë të shënuara.

Trofeun kapitenit të Prishtinës ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku.

Kapiteni Edmond Azemi ishte shumë i lumtur me trofeun. “Jam i kënaqur që kemi fituar edhe një trofe. Pas titullit dhe Kupës, kemi fituar edhe Superkupën që besoj se e kemi merituar dhe kështu shpresoj se do të vazhdojmë edhe në edicionin e ri”, deklaroi Azemi për faqen zyrtare të FBK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...