Mekaj: Mjekët e kanë konstatuar se kam pësuar frakturë të dyfishtë

Basketboll

Mekaj: Mjekët e kanë konstatuar se kam pësuar frakturë të dyfishtë

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 14:56
Mekaj: Mjekët e kanë konstatuar se kam pësuar frakturë të dyfishtë

Basketbollisti i Rahovecit, Leonard Mekaj, të martën në ndeshjen me Sigal Prishtinën për Superkupë ka pësuar një lëndim.  

Mekaj ka thënë për faqen zyrtare të FBK-së, se ka pësuar frakturë të dyfishtë në hundë dhe për këtë arsye duhet të operohet.

“Mjekët e kanë konstatuar se kam pësuar frakturë të dyfishtë.

Duhet t’i nënshtrohem operimit dhe më pas të kthehem në parket. Ende nuk e di saktë se kur do të jem në gjendje të luaj, pasi fillimisht varet nga operimi dhe më pas faza rehabilituese. I falënderoj të gjithë për përkrahjen që më kanë dhënë”, ka thënë Mekaj për faqen e FBK-së.  

Federata e Basketbollit e Kosovës i uron shërim sa më shpejtë Leonard Mekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat