NBA: Pesë lojtarët më të mirë të dekadës

Basketboll

NBA: Pesë lojtarët më të mirë të dekadës

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Janë mësuar pesë basketbollistët më të mirë të dekadës së fundit, në kuadër të NBA.

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA, ka prodhuar një numër jashtëzakonisht të madh të talentëve.

Lojtarët më të cilësuar në basketboll janë pjesë e kësaj lige, e cila është ‘vite larg’ pjesës tjetër të basketbollit.

Në dekadën e fundit, emra si LeBron James e Kevin Durant ishin ata që dominuan këtë lojë, por me James që absolutisht është në një tjetër nivel.

‘Mbreti’ luajti në tetë finale të ‘Play Off’, duke qenë gjithmonë bartës loje tek skuadra e tij, andaj në listën e publikuar nga ‘ESPN’, sipas votave të ekspertëve, James është i pari në listën e lojtarëve më të mirë të dekadës.

Më poshtë mund t’i shihni top pesë lojtarët e dekadës, në NBA, sipas ESPN.

1: LeBron James
2: Stephen Curry
3: Kevin Durant
4: Kawhi Leonard
4: James Harden

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat