Zekiqi: Jemi të gatshëm për edicionin e ri - Bota Sot
Zekiqi: Jemi të gatshëm për edicionin e ri

Basketboll

Zekiqi: Jemi të gatshëm për edicionin e ri

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:42
Zekiqi: Jemi të gatshëm për edicionin e ri

Golden Eagle Ylli është një nga skuadrat që synon të bëjë paraqitje sa më të mira në edicionin e ri. Suharekasit në ndeshjen e parë, të shtunën do të përballen me Feronikelin.  

Ylli ka bërë disa përforcime për edicionin e ri, me lojtarë vendorë dhe të huaj. Njëri nga lojtarët më të dalluar vendor është Samir Zekiqi.  

Ai flet për përgatitjet në edicionin e ri dhe synimet për këtë sezon. “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe jemi të gatshëm për edicionin e ri, që fillon nesër për ne.

Kemi zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, që na kanë ndihmuar shumë. Kryesia është duke bërë një punë të madhe dhe jemi të gatshëm për edicionin e ri. Për synime është ende herët për të folur, megjithatë, shpresojmë të përfundojmë sa më lartë në tabelë dhe në “Play-off”, gjithçka është e mundur.

Sidoqoftë, shpresojmë se do të zhvillojmë lojëra sa më të mira dhe të kemi një edicion sa më të mirë”, është shprehur Zekiqi për faqen zyrtare të FBK-së.  

Ndeshja GoldenEagle Ylli-Feronikeli zhvillohet të shtunën nga ora 19:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...