Miami Heat vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Spoelstra

Basketboll

Miami Heat vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Spoelstra

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 06:59
Erik Spoelstra

Skuadra e Miami Heat ka vendosur të vazhdojë rrugëtimin me trajnerin Spoelstra.

Erik Spoelstra i është besuar rinovimi i kontratës nga skuadra e Miami Heat, sipas raportimeve të gazetarit të ‘ESPN’, Adrian Wojnarowski.

Heat janë pajtuar për rinovimin e kontratës me trajnerin që udhëhoqi skuadrën drejt dy titujve të kampionit, gjatë kohës kur LeBron James, Dwyane Wade e Chris Bosh mbronin ngjyrat e Miami.

Spoelstra është trajneri i dytë që ka periudhën më të gjatë me një skuadër (trajnerët aktual), pas Greg Popovich (San Antonio Spurs).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat