Haliti: Çdo gjë pas luftës kishte një entuziazëm, vlerë dhe ëndrrat ishin të mëdha  - Bota Sot
Haliti: Çdo gjë pas luftës kishte një entuziazëm, vlerë dhe ëndrrat ishin të mëdha 

Basketboll

Haliti: Çdo gjë pas luftës kishte një entuziazëm, vlerë dhe ëndrrat ishin të mëdha 

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2019 Në ora: 19:27
Haliti: Çdo gjë pas luftës kishte një entuziazëm, vlerë dhe ëndrrat ishin të mëdha 

Basketbolli femëror gradualisht po shënon rritje të cilësisë, sidomos me prurje te basketbollisteve nga shtetet e jashtme, siç është klubi Prishtina dhe Bashkimi nga Prizreni. Në vitet e fundit po punohet me një përkushtim edhe me kategoritë e reja dhe kjo jep një lloj shprese që për pak vitet do të arrihet një nivel më i mirë dhe po ashtu të rritet edhe rivaliteti mes skuadrave.

E veçanta në edicionin që e lamë pas, ka qenë Prizreni ku në një ndeshje finale të play-off-it kanë tubuar rreth 1500 shikues në përballjen mes Bashkimit dhe Prishtinës, duke konfirmuar se me pak investime edhe të femrat do të rritet shikueshmëri, sidomos në sfidat derbi.

Image

Kimete Haliti po e kalon pjesën më të mirë të jetës me basketboll, e cila pretendon suksese në të ardhmen jo vetëm brenda Kosovës. Një kohë si basketbolliste ka qenë prej më të mirave në vendin tonë, ndërsa tani si trajnere po e kryen punën më shumë sukses, sidomos është edhe trajnere e kombëtares së Kosovës U-18 e një kohë ishte edhe e Kosovës U-16 për femra.

Kimetja pothuajse ka 20 vite që merret me basketbollin apo që dy dekada dhe ka pasur periudha edhe të vështira edhe të krenarisë, sidomos kur veshi fanellën e klubit më të suksesshëm Universiteti (tani Prishtina). Kimetja kishte fatin që të luajë për Universitetin kur garonte në Trocall League dhe që mësoi shumëçka edhe nga trajneri kroat Zhelko Ciglar.  

Kimetja ka shumë plane për të ardhmen, e para që të zbulojë dhe formojë sa më shumë basketbolliste të reja, e dyta që klubin e saj Kastriotin të bëjë sa më të fortë. Është interesant se kemi pak femra në Kosovë që janë të angazhuar në shumë pozita si Kimetja, që është edhe anëtare e bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, trajnere në kombëtaren U-18 dhe në KBF Kastrioti dhe punon edhe në arsimin fillor.  Është e gjithanshme por sipas saj asnjëherë nuk e ndjenë presionin e punës, por e motivojnë edhe më shumë që t’i realizojë të gjitha synimet që ka para vetes për të ardhmen.

“Bota sot”: Në vitet e pasluftës filluat me basketboll, si iu lindi dashuria për këtë sport?
Kimete Haliti:
Çdo gjë pas luftës kishte një entuziazëm ku çdo gjë kishte vlerë dhe ëndrrat ishin të mëdha, në atëkohë ku edhe u formua ekipi i Kastriotit dhe me kërkesën e trajneres tani të ndjerë Miradije Maliqi me ftoj që të jem pjesë e KB Kastriotit.

“Bota sot”: A ishte një rrugëtim i vështirë dhe një ekip shumë më e organizuar?
Kimete Haliti:
Sa ishte i vështirë aq ishte kënaqësi, pasi që për herë të parë ishim ato që po e përfaqësojmë ekipin e qytetit dhe çdo gjë fillonte nga zero dhe në atë kohë ishim të ndihmuara nga UNMIK-u.

“Bota sot”: A kemi rritje të nivelit të basketbollit me kohën e viteve 2000 dhe të ditës së sotme?
Kimete Haliti:
Viti 2000-2006 basketbolli ka pas ngritje shumë të madhe, pastaj filloj një rënie shumë e madhe ku interesimi nuk ishte ai i dëshirueshmi, por pas pranimit në FIBA në vitin 2015 ka filluar edhe interesimi edhe tek fëmijët edhe i prindërve po ashtu është i njerëzve që të jenë më afër klubeve, që tani edhe me miratimin e ligjit për sponzorizim besoj që basketbolli, sidomos ai femëror të ketë vendin aty ku duam.

“Bota sot”: Pas një periudhe në KB Kastrioti shkuat në KB Universiteti dhe a ishte periudha më e mirë?
Kimete Haliti:
Po, me të vërtet nga viti 2001 isha pjesë e Universitetit, koha me e mirë ku kam kaluar në basketboll. Në atëkohë Universiteti ishte pjesë e Trocal League dhe i vetmi klub punonte në mënyrë profesionale nga trajneri Zhelko Ciglar, ku u punohej dy herë në ditë sikurse të vazhdonte në atë ritëm tani ligat tona do të ishin në nivel shumë të lartë.

“Bota sot”: Nga cili trajner mësuat më së shumti?
Kimete Haliti:
Nga trajneri Zhelko Ciglar ku tani është edhe trajner i ekipit të kroat për kategoritë e reja, po ashtu nga trajneri Jeton Nixha pastaj edhe nga Agron Çeku e Naser Oskaçek.

“Bota sot”: Nga basketbollistja në zejen e trajneres, cila më e vështirë?
Kimete Haliti:
Si lojtare ashtu edhe trajnere kam pas fatin të jem në kohën e tranzicionit, kohët më të vështira, qëllimi im është atë që e bëra si lojtare të vazhdoj të bëjë edhe si trajnere, pasi që në çdo ekip ku kam luajtur kam pas tituj si në Universitet po ashtu edhe në Bashkim, besoj që me këtë ritëm të vazhdoj hap pas hapi me këto vajza ku jam shumë krenare, pasi që çdo vit nga klubi im dalin emra dhe bartës të reprezentacioneve. Ndoshta mungesa e kushteve financiare po me sjell pak vështirësi, edhe pse vitin e kaluar kemi. Pas shumë sukseseve ku jem renditur në katërshen e madhe besoj të vazhdojmë edhe këtë vit.

“Bota sot”: Trajnere në kombëtare dhe në KB Kastrioti, cila iu merr më shumë kohë dhe sa është e vështirë në dy drejtime?
Kimete Haliti:
Nuk është e vështirë, pasi që është puna që e bëjë me shumë dëshirë dhe nuk është shumë e vështirë, edhe pse çdo ditë i shpenzoj nga 4 orë në sallë. 
“Bota sot”: Kimetja, përveç me sport dhe me çfarë merret tjetër?
Kimete Haliti: Kam mbaruar fakultetin e edukatës fizike po ashtu edhe masterin në këtë drejtim dhe nga viti 2005 punoj si arsimtare e edukatës fizike në shkollë. 

“Bota sot”: Kimetja njihet se e nget mirë makinën, a e keni blerë me mjete nga djersa si basketbolliste apo nga arsimi?
Kimete Haliti:
Hahahahahahaa, po makinës i grahi moti, për momentin kam një makinë ‘Jeeta’, makinën e kam dhuratë nga shtëpia.

“Bota sot”: Kimetja trajnere, arsimtare por është edhe anëtare e Bordit të FBK-së, ku ndjehesh më komode?
Kimete Haliti:
As njëra pa tjetrën nuk bënë pasi që secila ka të bëjë me sportin e me basketbollin, aty ku është basketbolli aty ndjehem rehat.

Image“Bota sot”: Cila është porosia për basketbollin?
Kimete Haliti:
Tani është koha më e mirë për t’u marr me basketboll,  punë, punë e punë. Mos u ndalni asnjëherë, tani dyert janë të hapura për gjithçka, si për lojtare, si për trajner e për gjithçka.

“Bota sot”: Gëzimi dhe dëshpërimi më i madh 2000-2019?
Kimete Haliti:
Dëshpërimi e gëzimi është pjesë e jetës, nuk ka veç  të mira por s’ka edhe keq, pjesë shumë e mirë është që kam pas rast nga basketbolli të përjetoj gjëra shumë të mira duke filluar nga njerëzit, shoqëria, e dëshpërim nuk ka edhe shumë. Dhe sikurse të mos ishte basketbolli ndoshta nuk kish me pas jeta shumë kuptim siç e ka sot, për çka jam shumë mirënjohëse për këtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat