Trepça - Bashkimi, kryendeshja e javës së dytë - Bota Sot
Trepça - Bashkimi, kryendeshja e javës së dytë

Basketboll

Trepça - Bashkimi, kryendeshja e javës së dytë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 14:27
Trepça - Bashkimi, kryendeshja e javës së dytë

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll zhvillohet në mesjavë, ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante.

Të mërkurën përballen rivalët e vjetër Trepça-Bashkimi. Kjo do të jetë ndeshja e parë për mitrovicasit në këtë edicion, pasi në xhiron e parë pushuan, derisa prizrenasit në javën e parë shënuan fitore kundër Lipjanit 107:57.

Të mërkurën Sigal Prishtina takohet me Ponte Prizrenin, derisa të enjten takohen Lipjani me Golden Eagle Ylli.

Ndeshja Feronikeli-Rahoveci zhvillohet në një termin tjetër, sepse Vreshtarët luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Peja pushon në xhiron e dytë.  

Superliga - Java 2 

E mërkurë  

17:00 Trepça-Bashkimi 

19:00 Sigal Prishtina-Ponte Prizreni 

E enjte  

19:00 Lipjani-Golden Eagle Ylli 

Feronikeli-Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)  

Peja pushon

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...