Nata historike për Rahovecin, sonte luan ndeshjen e parë në garat evropiane - Bota Sot
Nata historike për Rahovecin, sonte luan ndeshjen e parë në garat evropiane

Basketboll

Nata historike për Rahovecin, sonte luan ndeshjen e parë në garat evropiane

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Rahoveci-ClujNapoca është sfida e parë për Vreshtarët në garat evropiane.

Një natë historike, ku atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, ashtu siç dinë rahovecasit të krijojnë. 

Sonte me fillim nga ora 20:30 zhvillohet ndeshja e parë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, deri më 9 tetor zhvillohet ndeshja e kthimit në Rumani.

Skuadra rumune shihet si favorite, megjithatë, Vreshtarët duan të tregojnë një lojë të mirë dhe të jetë një imazh i mirë për basketbollin e Kosovës. 

Trajneri i Rahovecit, NevenPlantak, ka folur për përballjen ndaj rumunëve.

“Besoj se skuadra rumune është favorite, sepse ka një buxhet shumë më të madh se ne dhe dallimi është i madh. Për klubin tonë është e rëndësishme që të paraqitemi në garat evropiane dhe të jetë një imazh i mirë edhe për basketbollin e Kosovës. Sa i përket ndeshjes, duam të bëjmë një paraqitje të mirë, megjithatë, Cluj është favorit dhe nuk ka dyshim. Për klubin dhe tifozët është e rëndësishme të kemi paraqitje sa më të mirë. Rahoveci edicionin e kaluar ishte në finale të “Play-off”-it dhe Kupës, kurse këtë edicion po marrim pjesë edhe në gara evropiane. Kjo është shumë e rëndësishme për ne dhe shpresoj në paraqitje të mirë, edhe pse e theksoj se, Cluj është favorit absolut dhe ka buxhet shumë më të madh se ne”, deklaroi trajneri kroat për faqen zyrtare të FBK-së. 

Kujtojmë që çmimi i biletave për këtë ndeshje është 2 euro dhe se sipas klubit ka një interesim të jashtëzakonshëm për ta parë nga afër këtë përballje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat