Kampionet e Kosovës, klubi i basketbollit Prishtina, është e gëzuar që ka gjetur sponsorin dhe iu është shumë falënderues Behgjet Pacollit.
“Ju njoftojmë se nga sot, Klubi i Basketbollit të Femrave të kryeqytetit ka arritur marrëveshje sponzorizimi me kompaninë më të madhe shqiptare “Mabetex Group”.
Nga edicioni 2019/2020 Klubi do të merr emrin “KBF Mabetex Prishtina”.
E falënderojmë për mbështetjen dhe besimin z. Behgjet Pacolli i cili në kohën kur ne do të paraqitemi për herë të parë në FIBA EUROCUP Women, e që kjo marrëveshje do të jetë motiv shtesë për ne”, thuhet nga KBF Prishtina.