Njihuni me shqiptarët që e mposhtën Partizanin e Beogradit në vitin 1946! - Bota Sot
Njihuni me shqiptarët që e mposhtën Partizanin e Beogradit në vitin 1946!

Basketboll

Njihuni me shqiptarët që e mposhtën Partizanin e Beogradit në vitin 1946!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 tetor 2019 Në ora: 11:23
Nga e majta: Qamil Nixha, Ali Dauti, Rexhep Gjiha, Hasan Shala dhe Hasan Berisha.

Historia e sportit të Kosovës është shumë interesante dhe atraktive për opinionin sportiv! Nëse e shfletojmë historinë, del se Partizani i Beogradit është mposhtur nga një klub i pastër me shqiptarë siç ishte atëkohë Prizreni.  Trajneri i basketbollit, Blerim Krasniqi, ka postuar një fotografi dhe ka treguar edhe emrat e këtyre protagonistëve që shkëlqyen në atëkohë.

“Ekipi i basketbollit KB Prizreni. Viti 17.08.1946 në Kalemegdan (Beograd). Kanë humb nga C. Zvezda, ndërsa kanë fituar ndaj Partizani të Beogradit. Nga e majta: Qamil Nixha, Ali Dauti, Rexhep Gjiha, Hasan Shala dhe Hasan Berisha. Pesëshja e parë, të gjithë shqiptar.

Një foto sa 1000 fjalë", shkruan Krasniqi. Avni Shabani, gazetar i Radio Kosovës, është i emocionuar. “Sporti i basketbollit ka traditë të gjatë tek ne!
Klubi i parë është themeluar me 1946 në Prizren dhe në Kampionatin e parë që u mbajt me 17 gusht 1946 në Kalemegdan (Beograd), ekipi ynë doli i dyti, kurse e para ishte Zvezda, ndërsa më parë klubi ynë rrugës për finale e mundi Partizanin!

Skuadra përbëhej, nga këta sportistë: nga e majta: Qamil Nixha, Ali Dauti, Rexhep Xhiha, Hasan Shala Dhe Hasan Berisha! Ishte ky sukses i madh i këtyre sportistëve, të cilët në fakt, siç bën të njohur prof. Masar Nixha, më parë, kishin filluar të merren me sport në Tiranë e Shkodër!

Kjo foto padyshim se e ka vlerën e 1000 fjalëve, porosit me të drejtë, trajneri i mirënjohur i basketbollit, Blerim Krasniqi, i cili e postoi këtē foto, që duhet komplimentua këtë sportist të dëshmuar!”, shkruan Shabani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...