Ylli më i mirë se Lipjani - Bota Sot
Ylli më i mirë se Lipjani

Basketboll

Ylli më i mirë se Lipjani

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 10:20
Ylli më i mirë se Lipjani

Java e dytë e Superligës është mbyllur me ndeshjen ndërmjet Lipjanit dhe Golden Eagle Ylli, ku fitore shënoi skuadra mysafire 88:115 (17:26, 24:34, 22:27, 25:28).

Kjo ishte fitorja e dytë për Yllin në ndeshjen e dytë, derisa humbja e dytë për Lipjanin.

Mysafirët treguan një lojë më të mirë, sidomos në pjesën e parë dhe në fund shënuan fitore 88:115.

Demarkus Stuckey shënoi 36 pikë për Lipjanin, Marques Simuels shtoi 22, derisa Fazli Vitia 20, por nuk arritën Lipjanin të shënojë fitoren e parë.

Më së shumti pikë te Ylli shënoi Egzon Kuqi 25 sosh, derisa 21 shtoi Samir Zekiqi.

Në takimet e së mërkurës, Bashkimi mundi Trepçën 85:74, kurse Sigal Prishtina mundi Ponte Prizrenin 100:76. Feronikeli-Rahoveci zhvillohet në një termin tjetër për shkak se, mysafirët kishin ndeshje në garat evropiane, derisa Peja pushoi.

Bashkimi dhe Ylli kanë nga katër pikë, Prishtina me tri, Rahoveci, Peja, Ponte Prizreni dhe Lipjani me dy dhe  Feronikeli e Trepça me një.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...