E turpshme - Bota Sot
E turpshme

Basketboll

E turpshme

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 13:20
E turpshme

Kampionati kombëtar i basketbollit për femra do të ngrejë sot siparin me ndeshjet e javës së parë. Por ky do të jetë një kampionat i pazakontë, pasi tashmë zyrtarisht Shoqata e Klubit të Basketbollit Tirana që drejtohet nga trajneri Erdal Borova është tërhequr nga gara.

Kampionet në fuqi ashtu sikurse kishin bërë të ditur më parë nuk do të jenë pjesë e këtij aktiviteti, pasi edhe këtë vit nuk u zgjidh çështja e dy Tiranave. Një ngërç i madh i krijuar një vit më parë, kur bashkia prishi kontratën me klubin duke krijuar një tjetër skuadër si Shoqatën e Basketbollit Tirana. Ishte pikërisht kjo e fundit që merrte mbështetjen nga bashkia, ndërsa SHKB Tirana, ndonëse riktheu titullin kampion në kryeqytet pas 20 vitesh, u la në mëshirë të fatit, e tashmë vjen edhe lajmi i hidhur i tërheqjes nga gara.

Një skuadër që kërkonte nga bashkia vetëm t’i paguhej fusha ku do të luante dhe mundësimin e udhëtimeve në transfertë, kërkesa këto të injoruara. Kjo është një humbje për të gjithë basketbollin shqiptar, që duke nisur nga ky edicion nuk do të ketë njërën prej skuadrave që i ka dhënë ton kampionatit.

Ndërsa për t’u kthyer te ndeshjet e javës së parë, aty ku shorti kishte vendosur përballë menjëherë dy Tiranat, tashmë vendin e SHKBT-së së larguar e merr Partizani që këtë javë ishte pushim dhe në orën 17:00 në sallën “Farie Hoti” do të luhet derbi. Flamurtari do të presë në Vlorë Kamzën, me takimin që starton në orën 11:00. Studenti sfidon në “Asllan Rusi” Apoloninë, sfidë e cila nis në orën 12:00. Ndërsa Elbasani pret në fushën e tij Vllazninë, ndeshja që starton në orën 16:00 në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...