Ponte Prizreni shënon fitoren e parë  - Bota Sot
Ponte Prizreni shënon fitoren e parë 

Basketboll

Ponte Prizreni shënon fitoren e parë 

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 18:41
Ponte Prizreni shënon fitoren e parë 

Ponte Prizreni pas dy humbjeve ka arritur fitoren e parë në edicionin e ri të Superligës. Prizrenasit kanë mundur Feronikelin me rezultat 100:92 (28:18, 21:23, 22:27, 29:24).

Ndeshja ka qenë interesante, ku vendasit fituan çerekun e parë me dhjetë pikë dallim, 28:18, por mysafirët nuk u dorëzuan, duke fituar atë të dytë 21:23 dhe të tretë 22:27.

Ponte ka ruajtur epërsinë e krijuar në fillim dhe fitoi periodën e fundit 29:24, duke arritur fitoren e parë, pasi pësoi nga Peja dhe Sigal Prishtina, derisa për Feronikelin, kjo ishte humbja e dytë nga dy ndeshje.

Malcom Canada ishtë më i miri për vendësit me 31 pikë, 11 kërcime dhe tetë asistime, derisa u ndihmua nga Aj Sanders me 24 pikë, Mendrit Ademi me 12 dhe Qëndrim Ajazaj me 12.
Te Feronikeli pikë dyshifrore shënuan Arti Hajdari 23, Brandon Sccot 22, Tyron Garland 21 dhe Darius Huggins me 14 pikë e 11 kërcime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat