Trepça humb nga Ylli - Bota Sot
Trepça humb nga Ylli

Basketboll

Trepça humb nga Ylli

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 19:35
Pamje nga ndeshja

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 90:80 (25:21, 16:24, 29:17, 20:18), në kuadër të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo ishte fitorja e tretë për therandasit nga tri ndeshje të zhvilluara, derisa humbja e dytë për mitrovicasit nga dy takime.

Ndeshja në Therandë ka qenë interesante me mysafirët që fituan çerekun e dytë 16:24, por vendësit fituan atë të tretë 29:17, që u ndihmoi të shënojnë fitoren e tretë këtë edicion. Çereku i parë dhe ai i fundit ishin më të barabartë.

Dyshja e Kosovës, Valon Bunjaku dhe Samir Zekiqi u dalluan për vendësit me 20, përkatësisht 18 pikë, derisa Alante Fenner shtoi 16.

Te Trepça u dallua Aj Hensy me 31 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat