Peja nuk ia del me Prishtinën - Bota Sot
Peja nuk ia del me Prishtinën

Basketboll

Peja nuk ia del me Prishtinën

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 12:39
Peja nuk ia del me Prishtinën

Në një atmosferë të jashtëzakonshme në Karagaçi me më shumë se 2500 shikues, Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 72:85 (13:20, 18:17, 24:24, 17:24).

Përballja në Pejë ka qenë shumë interesante, derisa palestra ishte e mbushur me tifozë, ku tifozët pejanë krijuan një atmosferë shumë të mirë.

Sidoqoftë, prishtinasit fituan çerekun e parë 13:20 dhe atë të fundit 17:24, derisa perioda e dytë dhe e tretë ishin shumë të barabartë, 18:17 dhe 24:24.

Verdhezinjtë rezistuan dhe luftuan aq sa mundën, derisa bardhekaltrit duke shfrytëzuar përvojën fituan në fund 72:85, që ishte fitorja e dytë në tri takime, derisa pejanët kanë një fitore dhe një humbje.

Te Peja u dalluan Henrik Sirko me 15 pikë, Malcolm Armstred me 14 dhe Albin Berisha me 13.

Te Sigal Prishtina u veçuan Divine Myles me 22 pikë, Fahro Alihoxhiq me 21 pikë e nëntë kërcime, Mikaile Tmusiq me 17 pikë dhe Dardan Berisha me 12 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...