FBK është në kërkim të përzgjedhësit të ri - Bota Sot
FBK është në kërkim të përzgjedhësit të ri

Basketboll

FBK është në kërkim të përzgjedhësit të ri

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 10:36
FBK është në kërkim të përzgjedhësit të ri

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka aplikuar në FIBA për të marrë pjesë në parakualifikimet për FIBA Basketball World Cup 2023.

Gara do të fillojnë në shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në Shkurt 2021.

Federata e Basketbollit e Kosovës i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara në formën e regjistrimit të FIBA-s dhe shumë shpejt pritet të kuptohet data e shortit të kësaj faze të garave, ku edhe do të dihen kundërshtarët e Kosovës.

FBK është në kërkim të përzgjedhësit të ri të Kombëtares A të Kosovës, të cilin pritet ta emërojë deri në muajin e ardhshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat