Rahoveci eliminohet nga garat evropiane! - Bota Sot
Rahoveci eliminohet nga garat evropiane!

Basketboll

Rahoveci eliminohet nga garat evropiane!

Nga: K. Goca Më: 9 tetor 2019 Në ora: 19:46
Rahoveci eliminohet nga garat evropiane!

Rahoveci luajti shumë dobët në takimin e kthimit në përballje me klubin rumun U-BT Cluj Napoca.

Cluj i shkaktoi humbje të thellë Rahovecit, me rezultat 91:47 (22:18, 29:8, 21:5, 19:16), në ndeshjen e vlefshme të FIBA Europe Cup në basketboll.

Rahovecianët sfidën e parë e kishin humbur në konak me 98:73 dhe eliminohen me rezultat të përgjithshëm 189:120.

Te skuadra rumune Andrii Kalnichenko shënoi më së shumti pikë, 17, ndërsa te Rahoveci me efikasi ka qenë Jure Gunjina me 14 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...