Lipjani pëson humbjen e katërt - Bota Sot
Lipjani pëson humbjen e katërt

Basketboll

Lipjani pëson humbjen e katërt

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:18
Lipjani pëson humbjen e katërt

Lipjani ka pësuar humbjen e katërt në katër ndeshje të zhvilluara, ku në takimin e fundit pësoi nga Ponte Prizreni 101:121 (29:29, 28:32, 18:29, 26:31).

Pjesa e parë ka qenë mjaft e barabartë me çerekun e parë që përfundoi 29:29, derisa ai i dyti 28:32 për Prizrenin. Shkëputja e mysafirëve filloi në pjesën e dytë, sidomos në çerekun e tretë që e fitoi 18:29 dhe atë të fundit 26:31, duke arritur fitoren e dytë nga katër ndeshje.

Demarkus Stuckey realizoi 40 pikë për Lipjanin, derisa nga 20, shtuan Marquise Simuels dhe Fazli Vitia.

Malcolm Canada ishte më i miri te Ponte Prizreni me 27 pikë, 11 kërcime dhe 13 asistime. Ai u ndihmua nga Urim Zenelaj me 25 pikë, Elliott Cole me 21 dhe Qëndrim Ajazaj me 17.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...