FBK-ja nominon 6 gjyqtarë për Ligën Ballkanike - Bota Sot
FBK-ja nominon 6 gjyqtarë për Ligën Ballkanike

Basketboll

FBK-ja nominon 6 gjyqtarë për Ligën Ballkanike

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:10
Basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me kërkesë të Ligës Ballkanike ka nominuar gjashtë gjyqtarë për edicionin e ri 2019-2020.

Nga gjashtë gjyqëtarët e nominuar, katër janë me licencë të FIBA-s dhe dy gjyqtarë potencial për tu licencuar nga FIBA.  

Gjyqtarët e nominuar nga FBK-ja janë: Daut Mehmeti, Dardan Maxhuni, Elion Obërtinca, Xhelal Mumini, Elldin Uglari dhe Ngadhënjim Shabani.

Ky është edicioni i tretë që gjyqtarët e Kosovës gjykojnë në këtë ligë.

Federata e Basketbollit e Kosovës ju oron sukses gjyqtarëve në edicionin e ri, që fillon më 22 tetor, derisa pjesë e BIBL për edicionin e ri do të jenë edhe Rahoveci dhe Peja.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat