Vëllaznimi triumfon në Gjilan

Basketboll

Vëllaznimi triumfon në Gjilan

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 12:32
Vëllaznimi triumfon në Gjilan

Këtë mesjavë ka filluar edhe Liga e Parë e Kosovës në basketboll, ku Vëllaznimi ka triumfuar në Gjilan ndaj Dritës me rezultat 75:63.

Sfida ka qenë shumë interesante, ku edhe pse vendësit e filluan mirë, kuqezinjtë kanë përmbysur rezultatin në periodën e fundit për të shënuar fitoren e parë në këtë edicion.

Qëndrim Demi realizoi 28 pikë për Dritën, derisa te skuadra mysafire u dallua Bujar Qeku me 26 pikë e 13 kërcime.

Në takimet tjera, Kerasan Prishtina ka triumfuar ndaj Vushtrrisë në udhëtim 64:61, për të shënuar fitoren e parë.

Istogu ka shënuar fitore bindëse ndaj Boreas në udhëtim 95:69, kurse AS Prishtina mundi New Basket me rezultat 62:51. Prishtina e Re pushoi në xhiron e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat