KB Rahoveci: Vendimi është i papranueshëm 

Basketboll

KB Rahoveci: Vendimi është i papranueshëm 

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:04
KB Rahoveci: Vendimi është i papranueshëm 

Klubi i Basketbollit Rahoveci gjatë dy ditëve të kaluara ka përcjell më vëmendje por edhe ka punuar me gjitha instancat përkatëse, pas sitautës së krijuar në ndeshjen ndaj Feronikelit dhe mos pranimit të pikëve në aksionin e fundit. Realisht kjo edhe ka qenë arsyeja e mos reagimit publik, pasi njëkohësisht bordi është marr me procedurat e ankesës. Krejt kjo ka ndodhur për shkak se ishim të bindur që pas analizave të video incizimeve dhe komunikimit me ekspertët, që pikët është dashur të pranohen.

Si do qe të jetë KB Rahoveci sot ka pranuar vendimin e Komesarit të garave në FBK lidhur me ankesën që ne si klub kemi ushtruar për ndeshjen e fundit ndaj Feronikelit. Në këtë vendim thuhet se kërkesa jonë është refuzuar dhe ndeshja regjistrohet me rezultat zyrtar 75:72 në favor të Feronikelit.

Për KB Rahoveci ky vendim është i papranueshëm dhe konsiderojmë që po vazhdojmë të dëmtohemi nga gabimet e gjyqtarëve e veçanarisht ndaj mos vendimeve të duhura të FBK-së si në këtë rast.

Duam të rikujtojmë organet në FBK që klubit tonë është hera e tretë që i refuzohen apelet, e para ka të bëjë më padrejtësin dhe mos pranimin e pikëve në ndeshjen ndaj Yllit, e dyta me mos aprovimin që të heqet dënimit për shikuest dhe tash e treta me ndeshjen ndaj Feronikelit.
Të gjithë ju qe e keni parë videon dhe keni mundësi ta shihni që topi hynë në kosh derisa koha ishte duke rrjedh dhe në këtë rast pikët është dashur të pranohen, por FBK veproi ndryshe.

Bordi i KB Rahoveci në një nga takimet e ardhshme do të analizoj mos guximin e FBK-së që të marr vendimet e duhura dhe do ta dal me konkluzione të tjera në vazhdim të garave. KB Rahoveci edhe njëherë falënderon për bashkëpunim dhe përkrahje gjithë ata që këto ditë ishin me ne dhe besuan në një vendim të drejtë, shkruan në reagimin e KB Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat