Sigal Prishtina demolon Apoelin

Basketboll

Sigal Prishtina demolon Apoelin

Nga: K.G Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:01
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina demolon Apoelin. Sigal Prishtina starton me fitore bindëse me rezultat 93:74 (33:23, 27:22, 11:16, 22:13) ndaj Apoel Nikosia nga Qipro, në hapje  të grupit C të FIBA Europe Cup në basketboll.

Ballafaqimi u luajt në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Basketbollisti Dardan Berisha me 32 pikë ka qenë kreator i fitores së thellë, i ndihmuar edhe nga Divine Myles me 22 e Fahro Alihoxhiq me 17 sosh.

Te mysafirët më së shumti pikë shënuan Michael Sanchez Cuffe e Jarvis Garret Jr, secili nga 15.

Prishtina ka qenë shumë më e mirë dhe në anën tjetër edhe tifozët i dhanë zjarr lojës së tyre. Dardan Berisha ka qenë i pandalshëm dhe  më i merituari për fitoren e thellë me 19 pikë dallim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat