Kosova sot i mëson kundërshtarët e saj të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023 - Bota Sot
Kosova sot i mëson kundërshtarët e saj të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023

Basketboll

Kosova sot i mëson kundërshtarët e saj të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 09:45
Foto

Shorti për Raundin e Parë të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023 do të mbahet sot në Shtëpinë e Basketbollit (selinë qendrore të FIBA Botës) në Mies të Zvicrës me fillim nga ora 13:00.

Tetë (8) Përfaqësuese janë regjistruar për të marr pjesë në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 e ato janë: Kosova, Shqipëria, Bjellorusia, Qipro, Islanda, Luksemburgu, Portugalia dhe Sllovakia.

Shorti në do të jetë “live streamed” dhe do të mund ta ndiqni në rrjetet sociale të FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës. S

eed 1: Islanda dhe Bjellorusia; 

Seed 2: Portugalia dhe Sllovakia; 

Seed 3: Kosova dhe Qipro; 

Seed 4: Luksemburgu dhe Shqipëria. 

Garat në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 do të fillojnë në shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në shkurt 2021.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat