Kosova në grup me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun - Bota Sot
Kosova në grup me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun

Basketboll

Kosova në grup me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 13:40
Kosova në grup me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun

Në Mies të Zvicrës është hedhur shorti për Raundin e Parë të para-kualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023. Kosova do të jetë në Grupin B, së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, pra, Kosova do të luajë gjashtë ndeshje në grup.

Ndeshjet do të zhvillohen gjatë periudhës 17-25 shkurt 2020, 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.

Dy Kombëtaret e para të grupit do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

Grupi B

Islanda

Sllovakia

Kosova

Luksemburgu

Grupi A

Portugalia

Qipro

Bjellorusia

Shqipëria

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat