Përballje interesante në Ligën e Parë

Basketboll

Përballje interesante në Ligën e Parë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 10:29
Përballje interesante në Ligën e Parë

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e tretë në Ligën e Parë të basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshje shumë interesante.

Xhiroja e tretë fillon me përballjen ndërmjet New Basket dhe Kerasan Prishtinës. New Basket ka dy humbje në dy ndeshje, derisa Kerasan Prishtina ka dy fitore në dy ndeshje.

Të enjten zhvillohet përballja Vushtrria-Prishtina e Re. Vendësit kanë dy humbje në dy takime të zhvilluara, derisa Prishtina e Re ka fituar një takim në këtë edicion.

Të premten do të zhvillohen dy përballjet tjera. Borea ndeshet me Vëllaznimin. Pejanët nuk dinë për fitore (2 humbje), kurse kuqezinjtë nuk dinë për humbje (2 fitore). Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet AS Prishtinës dhe Istogut. AS Prishtina ka një fitore, derisa istogasit dy fitore në këtë edicion.

Liga e Parë - Java 3

E mërkurë

16:30 New Basket – Kerasan Prishtina

E enjte

19:00 Vushtrria – Prishtina e Re

E premte

16:30 Borea – Vëllaznimi

20:00 AS Prishtina – Istogu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat