Largohet Krasniqi - Bota Sot
Largohet Krasniqi

Basketboll

Largohet Krasniqi

Nga: K. G. Më: 30 tetor 2019 Në ora: 15:24
Largohet Krasniqi

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli nga Theranda ka bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajnerin Arben Krasniqi. “Kryesia e klubit gjatë javës së fundit është mbledhur disa herë për të diskutuar situatën në klub.

Përkundër kushteve të mira dhe stabilitetit financiar që ka pasur klubi në këtë fillim-sezon, dy humbjet e fundit kanë ndikuar që të rishikojmë pozitat në klub. Pas një diskutimi të gjatë, kryesia e klubit ka vendosur në shumicë që të ndërpresë marrëdhëniet me kryetrajnerin e deritashëm Arben Krasniqi.

Kryesia e klubit është mirënjohëse për punën e Krasniqit në krye të klubit dhe korrektësinë e tij.

Tash për tash klubi është në negociata për të sjellë një trajner të ri në krye të ekipit tonë, së shpejti”, bëhet e ditur nga Golden Eagle Ylli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat