Kjo fundjavë do të sjellë shumë sfida interesante në Superligë - Bota Sot
Kjo fundjavë do të sjellë shumë sfida interesante në Superligë

Basketboll

Kjo fundjavë do të sjellë shumë sfida interesante në Superligë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 10:36
Kjo fundjavë do të sjellë shumë sfida interesante në Superligë

Kjo fundjavë do të sjellë shumë sfida interesante në Superligën e Kosovës në basketboll.

Xhiroja e tetë do të hapet me ndeshjen ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa prishtinasit, pesë fitore dhe një humbje.

Të dielën do të zhvillohen tri ndeshjet tjera të kësaj xhiro. Golden Eagle Ylli që vjen me ndryshime në shtabin teknik do të përballet me Pejën. Therandasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa pejanët kanë tre fitore dhe tre humbje.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Trepçës dhe Feronikelit. Mitrovicasit nga gjashtë ndeshje, kanë një fitore dhe pesë humbje, kurse skuadra nga Drenasi, që debuton në Superligë, ka dy fitore dhe katër humbje. Xhiroja e tetë përmbyllet me sfidën ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit. Vreshtarët kanë pesë fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Prizreni ka katër fitore dhe tre humbje.

Superliga - Java 8

E shtunë

19:00 Bashkimi - Sigal Prishtina

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli - Peja

19:00 Trepça - Feronikeli

21:00 Rahoveci - Ponte Prizreni

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat