Trajneri i ri i KB Yllit

Basketboll

Trajneri i ri i KB Yllit

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 11:21
Trajneri i ri i KB Yllit

Skuadra e KB Golden Eagle Yllit ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin nga Mali i Zi, Dragan Radoviq.

Kryesia e klubit të Yllit gjatë ditës ka vendosur që të shkarkojë nga detyra e kryetrajnerit, Arben Krasniqin.

Dhe, në pozitën e tij është emëruar trajneri malazez, Dragan Radoviq.

Ai është njohur për basketbollin kosovar, pasi që para disa viteve kishte arritur që të shpallet kampion me Bashkimin.

Ndeshja debutuese për Radovicin do të jetë ajo ndaj Pejës që zhvillohet të dielën në Suharekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat