Sfida kryesore në Pejë

Basketboll

Sfida kryesore në Pejë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 17:25
Sfida kryesore në Pejë

Të shtunën do të zhvillohen tri ndeshjet e javës së katërt të Superligës së Femrave.

Ndeshja më interesante shihet ajo ndërmjet Penzës dhe Mabetex Prishtinës. Skuadra pejane ka shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para, kurse vashat prishtinase kanë dy fitore dhe një humbje nga Bashkimi. Takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe sfida që zhvillohet të shtunën.  

Ndërkohë, Bashkimi është favorit ndaj Vëllaznimit në ndeshjen që zhvillohet në Gjakovë. Skuadra prizrenase ka tri fitore në tri ndeshje, derisa ajo gjakovare tri humbje nga tri ndeshje. Takimi tjetër është ndërmjet Kastriotit dhe Trepçës. Skuadra ferizajase ka një fitore dhe dy humbje, kurse ajo mitrovicase ka tri humbje në tri ndeshje.

Superliga e Femrave - Java 4

E shtunë

10:00 Kastrioti - Trepça

14:00 Vëllaznimi - Bashkimi

19:00 Penza - Mabetex Prishtina

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat