Curry operohet me sukses – mungon të paktën tre muaj - Bota Sot
Curry operohet me sukses – mungon të paktën tre muaj

Basketboll

Curry operohet me sukses – mungon të paktën tre muaj

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:09
Stephen Curry

Stephen Curry ka kryer me sukses intervenimin në dorën e thyer.

Curry ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të Golden State Warriors, lëndim ky që pritet ta mbajë jashtë parketit për disa kohë.

Fundori amerikan ka pësuar një thyerje në dorë, dhe sot i është nënshtruar një operacioni, të cilin e ka mbyllur me sukses. Pas intervenimit, raportohet se Curry do t’i mungojë skuadrës së tij për së paku tre muaj.

Kujtojmë se nga lëndimi vuan edhe Klay Thompson, i cili nuk është as afër rikuperimit. Golden State do të kalojë në një nga periudhat më të vështira të viteve të fundit.

Mbetet të shihet cilat do të jenë planet e Steve Kerr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat