Lajm i keq për Warriors - Bota Sot
Lajm i keq për Warriors

Basketboll

Lajm i keq për Warriors

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 10:24
Lajm i keq për Warriors

Golden State Warriors do t’u duhet të bëjnë pa “yllin” e skuadrës, Stephen Curry, për një periudhë të gjatë. Sipas raportimeve të fundit, 31-vjeçari do të mungojë të paktën 3 muaj, për shkak të frakturës që pësoi në dorë.

Curry u operua në dorën e majtë dhe nuk do të mund të luajë deri në shkurt. Edhe atëherë, nuk është e sigurt që ai do të kthehet, pasi diagnoza tregon që pas tre muajsh situata e lojtarit do të rivlerësohet.

Ekipi i San Franciscos vazhdon të humbë lojtarët një e nga një (Durant, Thompson, Cousins …) dhe tani kësaj liste i bashkohet edhe Curry, që theu dorën e majtë në ndeshjen që “Warriors” humbën ndaj Suns.

Mungesa afatgjatë e Steph Curry-t mund të jetë thelbësore në aspiratat e ekipit për të hyrë në play off.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat