LeBron James ka vendosur një rekord të ri në NBA - Bota Sot
LeBron James ka vendosur një rekord të ri në NBA

Basketboll

LeBron James ka vendosur një rekord të ri në NBA

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 19:10
LeBron James

Ylli i Los Angeles Lakers dhe një nga ikonat e NBA, LeBron James, ka regjistruar tjetër mbrëmje historike.

Mbrëmë Lakers kanë triumfuar kundër Dallas Mavericks, në një ndeshje ku LeBron James ishte padyshim më i miri në parket.

‘Mbreti James’ regjistroi 39 pikë, 12 kërcime dhe 16 asistime, duke shtuar këtu edhe 4 topa të vjedhur, për të ndihmuar skuadrën e tij për fitoren dhe për të vendosur rekord të ri në historinë e NBA.

James është basketbollisti i parë që ka regjistruar së paku 39 pikë, 12 kërcime, 16 asistime dhe 4 topa të vjedhur, që kur topat e vjedhur janë kategori zyrtare në NBA (1973/1974).

LeBron po regjistron sezonin e 17-të në karrierën e tij, por nuk duket se ai po ngadalëson hapat e tij.

James ka një synim. Titullin e kampionit me Lakers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat