Mabetex Prishtina nuk e bën hesap Penzën - Bota Sot
Mabetex Prishtina nuk e bën hesap Penzën

Basketboll

Mabetex Prishtina nuk e bën hesap Penzën

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:45
Mabetex Prishtina nuk e bën hesap Penzën

Janë zhvilluar tri ndeshjet e javës së katërt në Superligën e Femrave.

Trepça ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion, ku si mysafirë ka mundur Kastriotin me rezultat 45:57 (13:7, 14:22, 6:13, 12:15).

Anita Grainca kishte 15 pikë e 19 kërcime për Kastriotin, derisa Agnesa Rrahmani shtoi 14. Te skuadra mitrovicase, si zakonisht u dallua Melisa Ibrahimi me 20 pikë, katër kërcime e pesë asistime. Të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe tre humbje.

Ashtu siç është pritur, Bashkimi ka mundur në udhëtim Vëllaznimin me rezultat 42:96 (9:24, 15:15, 9:29, 9:28). Kjo ishte humbja e katërt radhazi për skuadrën vendëse, derisa fitorja e katërt radhazi për vashat prizrenase.

Festa Bicurri ishte më e mira te Vëllaznimi me 19 pikë, katër asistime e katër kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan Sara Vraniqi me 18 pikë, 10 kërcime e pesë asistime, Gresa Gashi me 17 pikë, Aulona Muhadri me 14 pikë e 16 kërcime, Erjona Krasniqi me 14 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime dhe Jeta Zeka me dhjetë pikë e 12 kërcime.

Në takimin e fundit, Penza është mundur në shtëpi nga Mabetex Prishtina me rezultat 72:104 (15:25, 24:19, 18:25, 15:35).

Tashmë dy skuadrat kanë ngë tri fitore dhe një humbje. Te Penza u dalluan Valbona Bytyqi me 27 pikë, Melita Luci me 20 dhe Diedona Halitaj me 17. Te skuadra prishtinase u dallua Irma Konjusha me 29 pikë, shtatë kërcime dhe dhjetë asistime dhe Enxhi Xhanaj me 27 pikë, 15 kërcime dhe shtatë asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat