Tjetër fitore e Lakers, dominojnë LeBron, Davis e Howard

Basketboll

Tjetër fitore e Lakers, dominojnë LeBron, Davis e Howard

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 08:05
Lakers

Los Angeles Lakers ka vazhduar me formën e mirë në NBA.

Skuadra nga qyteti i Hollywood ka fituar derbin kundër San Antonio Spurs, me rezultatin 96:103.

Në këtë duel, shkëlqyen treshja e Lakers, LeBron James, Anthony Davis dhe Dwight Howard.

James regjistroi ‘triple-double’, me 21 pikë, 13 asistime dhe 11 kërcime, duke u ndihmuar nga AD me 25 pikë dhe 11 kërcime.

Howard në anën tjetër dominoi trapezin, duke punuar me 14 pikë e 13 kërcime, duke qenë 7 nga 7 i saktë në lojën e hapur.

Lakers tashmë numërojnë pesë fitore radhazi. Qëllimi është i njohur – titulli i kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat