Sigal Prishtina kundër liderit në Letoni  - Bota Sot
Sigal Prishtina kundër liderit në Letoni 

Basketboll

Sigal Prishtina kundër liderit në Letoni 

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 14:18
Sigal Prishtina kundër liderit në Letoni 

Kampionia e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina të mërkurën (nesër) nga ora 18:00 do të përballet me Ventspils në Letoni.

Prishtina ka një fitore dhe një humbje në këtë edicion në grupet e FIBA Europe Cup, kurse Ventspils ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara në këtë edicion.

Bardhekaltrit të udhëhequr nga Dardan Berisha kanë treguar një formë të mirë këtë edicion në FIBA Europe Cup.

Synimi i kryeqytetasve është që të arrijnë sa më lartë në këtë garë, derisa edicionin e kaluar regjistruan suksesin më të madh, duke u kualifikuar në Top 16.

Takimi i së mërkurës do të jetë shumë interesant ndërmjet dy skuadrave që synojnë të kalojnë grupin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat