Mitrovicasi po shkëlqen në kampionatin gjerman dhe synon të jetë pjesë e Kosovës

Basketboll

Mitrovicasi po shkëlqen në kampionatin gjerman dhe synon të jetë pjesë e Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 13:26
Mitrovicasi po shkëlqen në kampionatin gjerman dhe synon të jetë pjesë e Kosovës

Rezultateve dhe sukseseve në arenat e ndryshme sportive anekënd Evropës të sportistëve tanë, me paraqitjet dinjitoze dhe sukseset iu është bashkuar edhe basketbollisti mitrovicas Faton Jetullahi, që po luan me një mesatare impresive ndërmjet 6-7 asistimeve e kërcimeve dhe mbi 18 pikë për ndeshje.

Image

Fatoni i lindur me 31 maj 1994 në qytetin gjerman Datteln është me prejardhje shaljan, përkatësisht prindi i tij është Xhafer Jetullahi nga Dedia, klubi i parë në të cilin ka nis basketbollin është GV Waltrop, ndërsa aktualisht është figura kryesore e klubit ART Giants Düsseldorf.

Ai fal ndërtimit trupor dhe gjatësisë 188 cm dhe 98 kg,  me mjaftë sukses po paraqitet varësisht nga nevoja e klubit ku luan , në pozitat 1, atë 2 dhe 3, ndërkohë që me përkushtimin dhe angazhimin luftarak, jo pa shkas nga adhuruesit quhet edhe Adler (shqiponja).

Ky është stinori i tij i parë në kampionatin gjerman të basketbollit – Bundesliga 2, ku për pak kohë është bërë një nga figurat kyçe jo vetëm të skuadrës por edhe gjithë kampionatit.
Fjalë të mira dhe vlerësim të lartë për lojën e “shqiponjës” kanë dhënë ekspertë edhe njohës të shumtë të basketbollit, që tek djaloshi shaljan shohin një basketbollist me të ardhme të sigurt.

Trajneri i mirënjohur mitrovicas, dikur pjesë e shtabit teknik të KB Trepça Besart Kelmendi, që tash e disa vite po kryen “zejen” e trajnerit në basketbollin gjerman, ka vlerësuar lartë Fatonin, edhe si njeri, edhe si sportist edhe si basketbollist.

“Faton Jetullahi njihet si njëri ndër lojtarët me guximtar në Ligë, ku stinorin e shkuar ka qenë basketbollisti vendimtar në 8 ndeshjet kryesore, duke e vendosur fituesin në momentet e fundit. Njihet si shumë luftarak, ndërsa lidhur edhe me prejardhjen por edhe dëshmimin në parket jo pa arsye e thërrasin “adler-shqiponja” në gjuhën shqipe” tha Kelmendi.

Për mua si ish-trajner i Fatonit është kënaqësi të shoh që Fatoni qysh në stinorin e parë në Bundesliga 2 është njëri ndër lojtarët kryesor të Ligës por edhe kosha-shënuesi me i mirë për 3 pikë, është shprehur Kelmendi që sugjeron FBK-së që të dërgoj ftesën për Jetullahin, pasi mund të kontribuoj në ngritjen e cilësisë dhe prezantimit të vendit tonë.
Aktualisht bazuar edhe në statistikat e Bundesliga 2, Fatoni ndodhet në dhjetë kosha-shënuesit më të mirë të Liges, më i miri shënues në gjuajtje për tre pikë, po luan me një mesatare mjaftë të mirë prej 6 -7 asistimeve dhe kërcimeve dhe me një mesatare mbi 18 pikë, ndërkohë që luan në tri pozita kyçe 1, 2 dhe 3.

Fatoni përcjell me shumë kureshtje edhe interesim basketbollin në vendin tonë qoftë kampionatin përkatësisht skuadrën mitrovicase Trepça, por edhe ndeshjet e kombëtares dhe kualifikimet dhe shpreson se një ditë do të jetë pjesë frytdhënëse e fanellës kombëtare të Kosovës.

Fatoni idhull nga basketbollistët e njohur e ka amerikan Lebron James,të cilin e konsideron basketbollistin më të mirë të gjitha kohërave “Of All time”, po iu gëzohet shumë e lojërave edhe paraqitjeve të klubeve tona në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që synon të luaj në elitën gjermane të Basketbollit dhe një ditë të jetë pjesë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat