Dushku në Programin ASMC 2

Basketboll

Dushku në Programin ASMC 2

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 17:38
Dushku në Programin ASMC 2

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON) më 9 Nëntor 2019 do të fillojë me Edukimin Olimpik për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (ASMC- Gjenerata e Dytë).

Pjesë e këtij programi në gjeneratën e dytë do të jetë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, e cila është pranuar për të ndjekur këtë program pas kritereve të plotësuara, të cilat ishin caktuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Kursi i Avancuar për Menaxhimin Sportiv (ASMC) është një program edukues cilësor që paraqet platformën teoriko-praktike për avancim në punë në kuadër të Organizatave Sportive Olimpike (OSO), ku bëjnë pjesë sportistët, trajnerët, referët, klubet sportive, Federatat Sportive Kombëtare, Federatat Ndërkombëtare, Komitetet Olimpike Kombëtare, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Komitetet Organizative, mediat etj.

Programi ka 6 Module dhe zgjatë nga Nëntori i vitit 2019 deri më Prill 2020, derisa diplomimi pritet të bëhet në mesin e vitit 2020.

Programi ASMC është përpiluar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në bashkëpunim me mbi 150 ekspertë dhe shkencëtarë me renome botërore, si dhe nga menaxherë të shumtë sportiv dhe përfshinë mësimin/studimin e kompetencave kyçe që janë të domosdoshme për udhëheqje të suksesshme me OSO nëpërmjet moduleve në vijim:

1. Organizimi i Organizatave Sportive Olimpike (OSO);

2. Menaxhimi Strategjik i OSO;

3. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në OSO;

4. Menaxhimi me Financa në OSO;

5. Marketingu Sportiv i OSO;

6. Menaxhimi i një ngjarje të madhe sportive;

Duhet theksuar se Moduli i Parë do të mbahet më 9 dhe 10 Nëntor në hotel "Sirius" në Prishtinë prej orës 09:00 deri në ora 19:00 (për të dyja ditët).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat