Golden State në ‘shok’ – Steph Curry nuk kthehet këtë sezon

Basketboll

Golden State në ‘shok’ – Steph Curry nuk kthehet këtë sezon

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 23:17
Stephen Curry

Lëndimi i Stephen Curry duket të jetë shumë më i rëndë sesa mendohej fillimisht.

Gjatë javës së kaluar, Curry ka thyer dorën, duke rrezikuar kështu të humb një pjesë të sezonit.

Ekzaminimet e para nuk tregonin për ndonjë lëndim të rëndë, dhe pritej që lojtari të kthehej shumë shpejtë në parket.

Por, së fundmi, mediet në Amerikë raportojnë se Curry nuk do të kthehet këtë sezon.

Thyerja duket të ketë qenë më e rëndë, dhe Steve Kerr nuk do të  bëjë llogaritë në organizatorin amerikan.

Zëra të ndryshëm insistojnë se edhe mungesa e konkurrencës nga GSW do të bëjë që Curry të mos rrezikojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat