LA Lakers vazhdojnë me paraqitje të mira - Bota Sot
LA Lakers vazhdojnë me paraqitje të mira

Basketboll

LA Lakers vazhdojnë me paraqitje të mira

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 11:00
LA Lakers vazhdojnë me paraqitje të mira

LA Lakers janë futur në seri të mirë prej shtatë fitoreve radhazi.

Lakers ishin briliant në fitoren kundër Miami Heat para tifozëve të vet me 15 pikë dallim, 95:80.

Anthony Davis me 26 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime ishte më meritori për këtë fitore të LA.

Në formë të mirë ishte edhe LeBron James që shtoi 25 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime.

Tek Heat më efikasi në këtë takim ishte Jimmy Butler me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore ka shënuar edhe kampioni në fuqi i NBA, Toronto Raptors që ka mposhtur në udhëtim Neë Orleans Pelicans me rezultat 122:104.

Pascal Siakam ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim me 44 pikë, 10 kërcime e katër asistime, ndërsa anglezi Anunoby shtoi 21 pikë të tjera për fitoren e gjashtë të Raptors këtë edicion në NBA.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat