James Harden ishte i papërmbajtshëm në ndeshjen e luajtur kundër Chicago Bulls.
Rockets kanë regjistruar një fitore me rezultatin 117 – 94, falë edhe performancës spektakolare të ‘Beard’.
Ylli i Rockets regjistroi shifra mahnitëse prej 42 pikëve, 10 kërcimeve dhe 9 asistimeve, duke iu afruar shumë ‘Triple – double’.
Harden u ndihmua edhe nga shoku i skuadrës, Russell Westbrook, i cili shtoi 26 pikë dhe 7 kërcime.
Dominues në parket ishte edhe Capela, duke kontribuuar me 16 pikë e 20 kërcime.