Golden State prek fundin - Bota Sot
Golden State prek fundin

Basketboll

Golden State prek fundin

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 11:35
Golden State prek fundin

Memphis Grizzlies i ka prishur festën francezit Tony Parker, në mbrëmjen që San Antonio tërhoqi fanellën me numër 9 të cilin Parker e mbajti veshur nga viti 2001 deri në 2018-ën duke fituar edhe 4 herë titullin e NBA me këtë skuadër.

Në [email protected] Center Spurs u mundën me rezultatin e ngushtë 109-113. Për skuadrën teksane kjo ishte humbja e 5-të në 10 ndeshje dhe e 4-ta në 5 ndeshjet e fundit.

Dillon Brooks dhe Jaren Jackson ishin dy lojtarët më të mirë mbi parket për miqtë nga Tenessee pasi të dy sëbashku realizuan 45 pikë duke udhëhequr Memphis drejt fitores së 3-të sezonale.

Me një James Harden monstruoz dhe një Rusell Westbrook në formë shumë të mirë, Houston Rockets mori fitoren e 4-t rresht pasi triumfoi në transfertën ndaj New Orleans Pelicans me shifrat 116-122.

39 pikë realizoi Harden në këtë fitore ndërkohë që Westbrook e mbylli sfidën me 26 pikë 5 rebound dhe 4 asiste.

Vazhdon kriza e Golden State Warriors që pa dyshen Curry-Thompson e ka të pamundur të ringrihet teksa pësoi humbjen e 4-t rresht pasi u mposht brenda në Oakland me rezultatin 108-122 nga Utah Jazz.

Pas 11 ndeshjeve të para të zhvilluara Warriors pozicionohen në vendin e fundit të konferencës së Perëndimit me 2 fitore dhe 9 humbje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat