Edmond Azemi kërkon falje publikisht

Basketboll

Edmond Azemi kërkon falje publikisht

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 16:07
Edmond Azemi kërkon falje publikisht

Basketbollisti me përvojë, Edmond Azemi, anëtar i kampionit në fuqi Sigal Prishtina, reagon pas incidentit me bashlëlojtarin e tij, Dardan Berisha.

“Duke gëzuar kaq shumë respekt nga adhuruesit e mi, pa të cilët nuk do të isha këtu, posaçërisht ‘Plisat’, që me kanë rrëmbyer zemrën.

Të dashur Plisat, adhurues të klubit, dhe qytetarë të Prishtinës, Kryesi e klubit: Më lejoni që me anë të kësaj shkrese të ju drejtohem sinqerisht sepse është e natyrës time ku pas shumë viteve si një lojtar i devotshëm e kapiten i ekipit, për një gjest të pahijshëm mosmenaxhim të nervozes për disa arsye...

Një gjest i tillë nuk na përket neve si lojtarë profesionistë i cili fatkeqësisht ka ndikuar edhe në rezultat me humbje që për mua është e papranushme.

Unë jam i vetëdijshëm që gjeste të tilla nuk me përkasin mua për arsyeje të mos menaxhim të nervozes andaj me keqardhje, kërkoj falje publikisht për këtë.

Duke uruar për mirëkuptimin tuaj, ju falënderoj nga zemra”, shkruan Azemi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat