Lakers kthehet te fitorja, mposhtin befasinë e këtij sezoni

Basketboll

Lakers kthehet te fitorja, mposhtin befasinë e këtij sezoni

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Anthony Davis pati 24 pikë dhe 12 kërcime, Kyle Kuzma shtoi 23 pikë pasi Los Angeles Lakers mundën Phoenix Suns 123-115 të martën në mbrëmje.

Lakers (8-2) janë në startin e tyre më të mirë në 10 ndeshjet e para që nga viti 2010. LeBron James shtoi 19 pikë, 11 asistime dhe shtatë kërcime për të vazhduar formën e mirë në të cilën po kalon.

Suns si befasia e këtij sezoni, ishin në avantazh prej dy pikëve 113-111 në periudhën e fundit por Lakers u përgjigjën me tre 3 pikësha radhazi – një nga James dhe dy të tjerë nga Kuzma – për të udhëhequr 120-113 dhe për ta fituar takimin e mbrëmshëm.

Dwight Howard nga stoli shënoi 12 pikë dhe kapi nëntë kërcime në 20 minuta.

Te Phoenix shkëlqeu Ricky Rubio dhe Booker, të cilët shënuan 21 pikë. Aron Baynes shtoi 20 dhe Dario Saric kishte 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat