Rahoveci pa problem - Bota Sot
Rahoveci pa problem

Basketboll

Rahoveci pa problem

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 12:36
Rahoveci pa probëem

Rahoveci ka shënuar fitore në Superligë, duke e mundur Feronikelin me rezultat 87:61 (23:17, 29:20, 20:16, 15:8), në kuadër të xhiros së 11-të.

Vendësit kanë dominuar nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar dhe duke e mposhtur skuadrën e vetme që i kishte mundur në këtë edicion.

Vreshtarët e fillojnë ndeshjen më mirë dhe fitojnë çerekun e parë 23:17, derisa me lojë vazhdojnë edhe në periodën e dytë që e fitojnë 29:20. Më të mirë ishin edhe në periodën e tretë 20:16 dhe atë të katërt 15:8, duke triumfuar në fund me rezultat 87:61.

Te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 21 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Javis Howard me 17 pikë e 10 kërcime, si dhe Jure Gunjina me 14 pikë e 10 kërcime.

Ndërkohë, te Feronikeli më të mirët në parket ishin Arti Hajdari dhe Brandon Scott me nga 17 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat